CMG-ja, dokumentar për punën e sfidat e një viti të vështirë

Në fillim të vitit 2021, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi në platformat multimediale një dokumentar, ku i hidhet një vështrim punës qeverisëse dhe sfidave të shumta në vitin 2020.
Në këtë dokumentar vihet në dukje se vitin e kaluar, epidemia e COVID-19 solli një goditje të papritur në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Kinë, teksa në shumë krahina të vendit ndodhi fatkeqësia natyrore e përmbytjes. Para vështirësive të jashtëzakonshme dhe presionit të madh, qeveria kineze menaxhoi me sukses situatat e krijuara duke arritur mposhtjen e virusin, zhdukur varfërinë absolute dhe duke realizuar rritje ekonomike.

Dokumentari pasqyron gjithashtu përpjekjet që ka bërë Kina për të ndihmuar vendet e tjera në betejën antiepidemike. Ajo u ka dërguar 294 kontingjente ndihmash 150 vendeve dhe shtatë organizatave ndërkombëtare, si edhe ka çuar 262 punonjës shëndetësorë në 33 vende.

Një vend të veçantë zënë në dokumentarin e CMG-së edhe planet ambicioze të shpallura nga Pekini për realizimin e zhvillimit të gjelbër. Kina ka përcaktuar objektivin e arritjes së kulmit të lëshimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe të asnjanësimit të karbonit deri në vitin 2060, duke mbajtur përgjegjësitë e saj ndërkombëtare për mbrojtjen globale të mjedisit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




