Kim Jong-un zotohet të zgjerojë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut

Botë | 6 vite më parë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka thënë se SHBA është “armiku më i madh” i vendit të tij dhe se ai nuk pret që Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij ndaj Penihanit kushdo që është president, njofton BBC.

Duke iu drejtuar një kongresi të rrallë të Partisë së tij të Punëtorëve në pushtet, Z. Kim gjithashtu u zotua të zgjerojë arsenalin dhe potencialin ushtarak të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ai tha se planet për një nëndetëse bërthamore ishin pothuajse të plota.

Komentet e tij vijnë ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden përgatitet të marrë detyrën.

Analistët sugjerojnë se deklratat e Z. Kim janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme të Z. Biden, që do të betohet në 20 Janar.

Z. Kim gëzonte një raport të ngrohtë me Presidentin në largim të SHBA Donald Trump, megjithse pak përparim konkret ishte bërë në negociatat mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme