Turqia e vendosur në luftën kundër terrorizmit

Botë | 6 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka deklaruar se forcat e armatosura turke janë të vendosura të mbështesin luftën kundër atyre që shënjestrojnë sigurinë dhe mbijetesën e kombit.

MM tha në një njoftim se ”të gjitha institucionet e saj kryejnë misionet e tyre brenda dhe jashtë vendit me heroizëm dhe përkushtim falë dashurisë, besimit dhe lutjeve të kombit fisnik kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve, kryesisht organizata terroriste të tilla si organizata terroriste FETO, YPG/PKK dhe ISIS”.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj, Fetullah Gulen orkestruan grushtin e dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, që la 251 viktima dhe gati 2 200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Europian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

YPG-ja është dega siriane e organizatës terroriste PKK.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme