Arrestime masive të aktivistëve në Hong Kong

Më shumë se 50 aktivistë të demokracisë janë arrestuar në Hong Kong, e cila konsiderohet si në një nga goditjet më të mëdha ndaj grupeve të opozitës, që nga futja e ligjit të sigurisë që rriti kontrollin e diktaturës kineze në qytet.
Bëhet e ditrur se edhe avokati demokrat, Benny Tai, u rrëmbye nga policia të mërkurën, njofton SvD.
Sipas ndërmarrjes së shërbimit publik RTHK, midis të arrestuarve janë tre udhëheqës të njohur të lëvizjes së demokracisë në Hong Kong, James To, Lam Cheuk-Ting dhe Lester Shum.
Sipas burimeve pro-demokracisë në Facebook, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, ata thuhet se janë arrestuar pasi që ata ishin në fletët e votimit për zgjedhjet në Hong Kong, që duhej të mbaheshin në shtator të vitit të kaluar, por që u shty për sa i përket pandemisë korona./
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




