Irani lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Trump

Botë | 6 vite më parë

Irani kërkon të hakmerret me çdo kusht ndaj presidentit Donald Trump, pas urdhrit të këtij të fundit për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani. Kur na ndan edhe pak kohë nga “zhveshja” prej pushtetit e Trump, Irani lëshoi urdhrin e dytë të arrestimit për presidentin e SHBA, për sulmin me dron që vrau gjeneralin e lartë Qassem Soleimani.

Shteti Islamik i kërkon Interpolit gjithashtu, ndihmë për ndalimin e dhjetra zyrtarëve të tjerë të SHBA.

“Republika Islamike e Iranit po ndjek me seriozitet ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ekzekutuan këtë krim,” u tha gazetarëve zëdhënësi i drejtësisë Gholamhossein Esmaili.

48 persona janë identifikuar nga Teherani se kanë luajtur një rol kyç në sulmin me dron që vrau komandantin e lartë të vendit, Qasem Soleimani në Bagdad vitin e kaluar.

Në qershor të vitit të kaluar Irani lëshoi urdhërin e parë për arrestimin e Trump dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë të Uashingtonit, duke thënë se ata ishin përgjegjës për ‘vrasje dhe terrorizëm’. Interpoli, me qendër në Lyon, Francë, e refuzoi atë kërkesë me arsyetimin se policia ndërkombëtare nuk përfshihet në politikë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme