Krerët e Gjirit takohen për dhënien fund të grindjeve afatgjata

Botë | 6 vite më parë

Udhëheqësit e Gjirit do të takohen në Arabinë Saudite për samitin e tyre vjetor, çka shënon një pikë kthese në mosmarrëveshjet mes tyre, mes një blloku të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe një tjetri të drejtuar nga Katari.

Në vitin 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti (vend që nuk përfshihet në Gji) ndërprenë lidhjet diplomatike, tregtare dhe të udhëtimit me Katarin duke e akuzuar këtë të fundit mbështetjen e grupeve militante, një pretendim që Doha gjithmonë e ka mohuar.

Që atëherë Kuvajti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të ndërmjetësojnë për një zgjidhje të krizës.

Mosmarrëveshja ishte një nga më seriozet e përjetuara nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) që kur u krijua, në vitin 1981.

Blloku aleat i SHBA përfshin Bahreinin, Kuvajtin, Katarin, Arabinë Saudite, Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Disa orë para takimit, Kuvajti njoftoi dje se Arabia Saudite kishte rënë dakord të hapte kufijtë ajrorë, detarë dhe tokësorë me Katarin, në një hap premtues drejt përfundimit të krizës.

Gazetat saudite theksuan ndërkohë në editorialet e tyre një numër çështjesh që do të diskutohen në samit.

Mbretëria e Arabisë Saudite po pret sot Sesionin e 41-të të Këshillit Suprem të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) mes rrethanave të jashtëzakonshme që janë dëshmuar në botë të kryesuara nga pandemia e koronavirusit.

Gazetat shtuan se rëndësia e madhe e samitit për shkak se drejtuesit e tij duhet të unifikojnë qëndrimet për të adresuar sfidat rajonale dhe globale që kërkojnë pozicione koherente për aspiratat dhe shpresat e popujve të tyre.

Shtetet e GCC përfaqësojnë një fuqi ekonomike globale, pasi treguesit e Gjirit shënuan përparim të madh dhe ekonomitë tërhoqën investime në rritje dhe u bënë një destinacion për investitorët kryesorë.

PBB-ja e shteteve të GCC arriti në 1,648 miliardë dollarë në 2019, në krye me Arabinë Saudite me një total prej 793 miliardë dollarësh.

Bashkëpunimi midis shteteve të GCC përfaqëson gurin e themelit për gjithçka, përfshirë rezultatet politike dhe sociale.

Integrimi i shteteve të GCC do të rezultojë në rezultate të mëdha, historike, të thella dhe të forta./atsh


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme