DASH: Me pasurimin e uraniumit, Irani po shton përpjekjet për zhvatje bërthamore

Botë | 6 vite më parë

Një zhvatje bërthamore, e konsideruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendimin e Iranit për të shtuar pasurimin e uraniumit me 20% në uzinën e Fordos.

”Nismat e Iranit janë një përpjekje e qartë për të shtuar zhvatjen bërthamore, një përpjekje që do të dështojë”, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Edhe Izraeli nuk do të lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore, deklaroi dje kryeministri izraelit Benjamin Netayahu në përgjigje të njoftimit të Teheranit se ka rritur pasurimin e uraniumit me 20%.

“Vendimi i Iranit për të vazhduar shkeljen e angazhimeve të tij, për të rritur nivelin e pasurimit dhe përparimin e kapacitetit industrial për pasurimin e uraniumit nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë tjetër përveç se me realizimin e mëtejshëm të qëllimit të tij për të zhvilluar një program ushtarak bërthamor”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

Irani filloi sot pasurimin e uraniumit deri në 20%, përtej kufirit prej 3,67 % të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ky proces është në përputhje me një ligj të ri bërthamor të miratuar së fundmi nga parlamenti.

Ligji i ri lejon një prodhim vjetor prej 120 kilogramësh në nivelin 20 %. Ai gjithashtu lejon që agjencia atomike e vendit të prodhojë 500 kilogram uranium më pak të pasuruar në muaj./ansa


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme