SHBA – Balotazhi në Xhorxhia vendimtar për kontrollin e Senatit

Botë | 6 vite më parë

Shteti i Xhorxhias në SHBA do të zhvillojë sot një balotazh për dy vende në Senat, që do të përcaktojë se cila parti do ta kontrollojë këtë të fundit, republikanët apo demokratët.

Dy vendet e Senatit, të dyja të mbajtura aktualisht nga republikanët, janë në pritje të garës së sotme.

Votimi do të zhvillohet pasi asnjë kandidat nuk arriti të mbledhë 50%+1 të votave të nevojshme për të fituar zgjedhjet e fillimit të nëntorit.

Në një nga garat, kandidati në pushtet republikan David Perdue, 70 vjeç, u përball me kandidatin shumë më të ri demokrat, 33-vjeçarin John Ossoff.

Ossoff punoi për pesë vjet për një kongresmen demokrat në kryeqytetin e shtetit Atlanta përpara se të punonte në media.

Perdue, një aleat besnik i presidentit të SHBA Donald Trump, ndodhet në Senat që nga viti 2015. /atsh


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme