Bota priti vitin 2021 në ekrane dhe larg shesheve

Botë | 6 vite më parë

Bota filloi Vitin e Ri me festime të heshtura duke i dhënë kështu lamtumirën  2020, një vit i mbërthyer keqazri nga pandemia e koronavirusit.

Sheshet e kryeqyteteve të botës përfshirë këtu edhe ato të vendeve evropiane ku në vitet e kaluara ishin të stërmbushura me qindra mijëra persona, këtë herë ndërrimin e vitit e pritën të zbrazët.

Në disa vende u zbatua kufizim për lëvizje gjë duke bërë këshru që festimet të organizoheshin në rrethet e ngushta shoqërore, por në disa vende qytetarët festuan nëpër rrugët dhe sheshe ,por pa organizim nga autoritetet shtetërore.

Zelanda e Re e cila e pret vitin e ri më parë se shtetet e tjera të botës e priti atë më ndryshe nga cdo shtet . atje vit I ri u prit pa kufizime, pasi atje me javë të tëra nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infektimit me virusin Corona. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Auckland dhe qytete të tjera.

Australia ,vendi i dytë në botë që pret Vitin e Ri e priti atë me një spektakël fishekzjarresh disa nga qytet kryesore të tij si në Sidnej, Perth, Kanberra, por ndryshe nga vitiet e tjera fishekzjarre nuk kishte në Shtëpinë e Operas në Sidnei.

Për shkak të pandemisë, njerëzve u ishte ndaluar që të merrnin pjesë në festime, por autoritetet organizuan një spektakël fishekzjarrësh.

Në Tokio, ku banorët përballen me një gjendje të jashtëzakonshme pasi infeksionet prekën kulme të reja, njerëzit kanë qënruar në radhë me maska ​​duke bërë lutje për Vitit të Ri.

Ndërkohë në europë festa më e madhe të cilët europianët e preisn ishte paksa e zvenitur . festimet ne berlin në Berlin u anuluan. Aty ku gjithmonë mblidhen me qindra mijëra njerëz dhe festojnë, ishte kryesisht bosh. Nga Porta e Brandenburgut kishte vetëm një transmetim të drejtpërdrejt televiziv me muzikantë të shumtë, ndërsa në mesnatë Porta e Brandenburgut u ndriçua me fishekzjarre dhe me një shfaqje të vogël dritash.

Festimet publike ishin të ndaluara edhe në Itali. Festimet muzikore mund të shikoheshin vetëm në televizion apo internet. Roma  ndaloi fishekzjarret deri me 6 janar, ndërsa është në një bllokim mbarëkombëtar deri në 7 Janar.

Këtë vit  fishekzjarret janë anuluar edhe në shumë vende të tjera të botës, si për shembull në Amsterdam, Londër, Neë York, Rio de Janeiro apo São Paulo.

Nga Franca në Letoni dhe Brazil, policia dhe – në disa raste – edhe personeli ushtarak u vendosën për të zbatuar shtetrrethimin ose ndalimet e tubimeve të mëdha.

Parisi dhe Athina zhvilluan të dyja takime në distanca shoqërore, me një koncert virtual dhe shfaqje të lehtë mbi Notre Dame në kryeqytetin francez dhe fishekzjarre mbi Akropolin në Greqi.

Në Londër, disa grupe me argëtues mbërritën në Sheshin e Parlamentit për të parë zhurmën e Big Ben në mesnatë, e duke shënuar momentin që Brexit më në fund u bë realitet, me Britaninë që ndërpreu partneritetin e saj të trazuar gjysmë shekulli me Evropën.

Një shfaqje fishekzjarresh dhe lazer u mbajt në Dubai në Burj Khalifa, kulla më e lartë në botë. Ata që ishin prezent u kërkohej të vinin maska dhe të regjistroheshin me identifikimin e kodeve QR.

Viti i Ri në Rusi u prit nën hijen e rëndë të shifrave të larta të vdekjeve nga virusi Corona. Presidenti Vladimir Putin pranoi në një fjalim se një valë e dytë e Covid-19 po godiste kombin. Në Moskë u mbajt shfaqja tradicionale e fishekzjarreve pranë Kremlinit,por banorët e Moskës qëndruan në shtëpi dukë festaur  me familjen.

Në Times Square të Nju Jorkut të famshëm, turma e zakonshme e tejmbushjes u zëvendësua me një grup punonjësish të vijës së frontit të ftuar posaçërisht, të ndarë në grupe për të zbatuar distancën shoqërore.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili do të marrë detyrën në janar, dha një notë pozitive duke u shprehur se ishte optimist më shumë se cdo herë për shancet që kishte amerika.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme