Moskë, vritet balerina

Një balerinë ruse u qëllua për vdekje në mes të rrugës në Moskë. Ajo dyshohet se ishte në një lidhje të fshehtë me një politikan, i cili është i martuar. Natalia Pronina, 30 vjeçe, u qëllua me pistoletë nga një person, i cili ishte i maskuar. Ajo u qëllua për vdekje teksa po kthehej në shtëpi.
Burimet e policisë besojnë se autori mund të ketë qenë një vrarës me pagesë. Ndërkohë, i dashuri i saj Alexander Kravchenko, 33 vjeç, ka mohuar të ketë lidhje me krimin, ndërsa deklaroi se ka qenë ne një qytet tjetër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




