Parlamenti britanik miraton me shumicë bindëse marrëveshjen për BREXIT

Botë | 6 vite më parë

Marrëveshja për tregti pas Brexit-it mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian është miratuar me shumicë bindëse të votave në parlamentin britanik dhe është shndërruar në ligj.

Dokumenti u miratua përmes një procesi të përshpejtuar. Kjo marrëveshje e nxjerr Mbretërinë e Bashkuar nga tregu i përbashkët i BE-së dhe unioni i doganave, por gjithashtu i jep fund mundësisë së vendosjes së taksave për mallra.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i falënderoi deputetët pas votimit dhe tha: “Fati i këtij vendi të mrekullueshëm tani qëndron fuqishëm në duart tona”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express

Sidoqoftë, kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje thonë se vendi do të jetë në gjendje më të keqe sesa para saj.

Marrëveshja u përkrah edhe nga laburistët e opozitës, pasi lideri i tyre, Keir Starmer, tha: “Një marrëveshje e hollë është më e mirë sesa të mos ketë marrëveshje”.

Britanikët votuan në referendum për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, por për këtë proces pati shumë mospajtime dhe u nevojitën më shumë se katër vjet që të arrihet marrëveshja përfundimtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme