Luksemburg, test COVID-19 për të gjithë pasagjerët e linjave ajrore

Të gjithë pasagjerët e linjave ajrorë do të duhet të bëjnë një test PCR si edhe një test COVID-19 të shpejtë pas mbërritjes në Luksemburg, duke filluar nga 2 janari.
“Testet kanë për qëllim kryesisht personat, të cilët kthehen nga destinacionet e pushimeve”, njoftoi Ministria e Transportit, raporton ATSh.
Sipas saj, nëse rezultati i testeve është pozitiv, autoritetet do të kontaktojnë personat dhe do të japin udhëzime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




