FOTOT/ Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit

Botë | 6 vite më parë

Ditën e sotme ka ndodhur një sulm në aeroportin e Adenit në Jemen, ku kanë mbetur të vdekur mbi 10 persona dhe dhjeta të tjerë kanë mbetur të plagosur. Forcat e sigurisë kanë bërë të ditur se sulmi i armatosur nisi menjëherë pasi në pistën e aeroportit u ul avioni që transportonte një pjesë të kabinetit të ri qeveritar që kthehej nga Arabia Saudite.

“Ne dhe anëtarët e qeverisë jemi përkohësisht në Aden dhe të gjithë janë mirë. Akti frikacak terrorist që shënjestroi aeroportin është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve të tij të mëdhenj”, shkruan kryeministri Maeen.

Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit, publikohen

 

Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit, publikohen


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme