COVID-19 në Gjermani, në 24 orë janë infektuar 5 mijë persona

Botë | 6 vite më parë

Të prekurit me Covid-19 po rriten çdo ditë. Në Gjermani vetëm në 24 orët e fundit u prekën 5 mijë persona me Covid-19, për herë të parë që nga kulmi i pandemisë në prill, deklaroi instituti ”Robert Koch” (RKI). Megjithëse Gjermania është vlerësuar për menaxhimin e krizës, numri i infeksioneve të reja është rritur në mënyrë të vazhdueshme javët e fundit mes thirrjeve për një qasje më të unifikuar dhe më të kuptueshme për të ndaluar ngjitjen.”Sot, numri i infeksioneve të reja arriti në 5 132, pra rreth 1 000 raste më shumë se një ditë më parë dhe numri më i lartë ditor që nga prilli”, theksoi RKI. “Për momentin ka një rritje të përshpejtuar të transmetimeve të popullsisë në Gjermani. Prandaj rekomandohet urgjentisht që e gjithë popullata të angazhohet në mbrojtjen e infeksionit,” shkroi RKI në faqen e saj të internetit.

Në Kroaci po ashtu janë forcuar masat për mbrojtjen nga virusi, ku Mbrojtja Civile kroate ka vendosur kufizime të reja, siç është detyrimi i mbajtjes së maskës ​​edhe në ambiente të hapura dhe të mbyllura si zyra, bare dhe restorante.  Ndërkohë, kufizimi për të gjitha tubimet publike është deri në 50 persona.

Në Zagreb, ku u regjistruan më shumë se 200 infeksione, u krijua një shërbim mbikëqyrjeje i tramvajeve, bareve dhe vendeve të tjera publike.

Më herët Italia, Spanja, Franca dhe Çekia e bënë  të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura. Në gjithë botën deri të martën rezultojnë të prekur 38.4 milionë të infektuar, mbi  1 milionë e 92 mijë kanë vdekur ndërsa mbi 28.8 milionë janë shëruar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme