Hekurudha Shqiptare, BE  hap thirrje për mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar

Ekonomi | 3 vite më parë

Shqipëria po kërkon një konsulent të jashtëm për mbështetje në zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian, në sektorin hekurudhor. 

Në faqen e prokurimve publike të BE është hapur thirja për një tender me objektiv kontrate të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar për të përputhur politikat dhe legjislacionin e Shqipërisë me kërkesat të BE-së. 

Synohet gjithashtu ndërtimi i kapaciteteve administrative për të zbatuar politikat sektoriale dhe legjislacionin e miratuar në mënyrë të plotë dhe efektive përmes mbështetjes në 2 fusha kryesore. 

Fusha e parë përshin prioritet dhe hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, në përputhje me kërkesat e BE-së. 

Ndërkohë që, fusha e dytë përfshin përmirësimi dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Ministirisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe autoriteteve të tjera hekurudhore shqiptare, nëpërmjet aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, me fokus të veçantë në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së. 

Konsulenca parashikohet të kushtojë 700 mijë euro, ndërsa hapja e këtij tenderi vjen në një kohë kur disa projekte hekurudhore në vend kanë avancuar në drejtim të ndërtimit apo sigurimit të financimit për nisjen e rehabilitimit të linjave ekzistuese.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme