Home banking, mbi 600 mijë transaksione në janar me rreth 170 milionë lekë të transferuara

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë përmes shërbimeve home banking në muajin janar të këtij viti, janë regjistruar më shumë se 652 mijë transaksione tregojnë të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Vlera monetare e transferuar përmes shërbimeve home banking regjistrohet në 170 milionë lekë.
Gjatë vitit të shkuar shërbimet home banking kanë shënuar rritje të dukshme. Ato regjistruan një volum prej më shumë se 7 milionë transaksionesh.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga 6,279,470 transaksioneve të kryera online në vitin 2022, totali i tyre është rritur me 22% duke arritur në 7,666,810 në fund të vitit që lamë pas.
Ndërkohë, edhe më i madh ka qenë volumi i parave të transferuara përmes këtyre transaksioneve. Nga 1,5 miliardë lekë në vitin 2022, totali i vlerave monetare të transferuara përmes shërbimeve home banking ka kaluar në mbi 2 miliardë për vitin 2023, ose afërisht 20 milionë euro.
Banka e Shqipërisë publikon të dhënat e home banking që prej vitit 2015, kur numri i transaksioneve ishte vetëm 1.4 milionë, ndërkohë vlera monetare e transferuar ishte shumë herë më i vogël nga sa është aktualisht.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




