Sejko në shtetin Itali, takim me homologun: Objektivi strategjik, modernizimi i sistemeve të pagesave

Ekonomi | 3 vite më parë

Marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, ecuria e sistemit bankar shqiptar, si dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë ishin temat e diskutimit në takimin qe zhvilloi Guvernatori i Bankës Gent Sejko, me homologun Italian gjatë vizitës në shtetin fqinj.

Guvernatori u shpreh se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta , për të cilin Banka e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Sejko  theksoi se përtej modernizimit të sistemit të pagesave në vetvete dhe standardizimit me praktikat evropiane, integrimi në një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale vendase. Pjesëmarrja në SEPA mundëson kryerjen e pagesave ndërkufitare më eficientenë terma të kostos, kohës dhe sigurisë. Guvernatori i bankës së Italisë, Panetta vlerësoi kontributin dhe rolin e rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit.

Ai theksoi se politika monetare e ndjekur dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon. Gjithashtu Panetta vlerësoi dhe iniciativat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për uljen e borxhit publik të vendit, i cili ka shënuar dhe nivelin më të ulët të tij për më shumë se një dekadë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme