A do ta dekretojë Bledi Çuçin ministër të Brendshëm? Përgjigjet presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta, la të kuptohet se nuk ka marrë ende një propozim zyrtar nga kryeministri Edi Rama, lidhur me emrin e ministrit të ri të Brëndshëm. Kreu i qeverisë tha së është njohur vetëm nga mediat lidhur me emrin e Bledi Çuçit. Por a do ta dekretojë emrin e ri?
“Nuk dua të flas për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat me disa propozime. Duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do jetë më e shpejta e mundshme”, tha Meta gjatë konferencës së përbashkët me homologen kosovare, Vjosa Osmani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




