A është Irani pranë armëve bërthamore? Gjoka: Irani do të heqë dorë dhe regjimi do të kapitullojë
Ish-ambasadori Sokol Gjoka, i ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, deklaroi se lufta ndërmjet Izraelit dhe Iranit ka për të përfunduar së shpejti me kapitullimin e regjimit të Ajatollahut.
Sipas tij, administrata amerikane i ka ofruar Iranit atë që në diplomaci quhet “shkopin dhe karotën”, sepse jo pa qëllim gjatë kohës të uljes në bisedime atyre iu është thënë që nuk do zgjasin më shumë sesa 60 ditë, ku Iranit i kërkohej tërheqja pa kushte nga programet për pasurimin e uraniumit për qëllimet ushtarake.
“Për shkak të situatës të krijuar, kjo çështje ka për tu zgjedhur shpejt me një imponim ose me një kapitullim të Iranit. Natyrisht regjimi i iranian do detyrohet të largohet. Nga ana tjetër Irani duhet të heqë dorë nga zhvillimi i më tejshëm i armës bërthamore.”
Më tej duke komentuar precizonin e sulmeve izraelite, Gjoka shtoi se, “shërbimi sekret izraelit Mossad kishte lokalizuar të gjitha objektivat dhe personat që do goditeshin në këtë sulm izraelit mbi Iranin. Kjo tregon që shërbimet janë përgatitur kohë më parë sepse dhe platformën politike ata e kanë pasur prej viteve 90’.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



