Abissnet Superiore në RTSH/ “Beteja” titulli në “Air Albania”, fundjava sjell Vllaznia-Egnatia dhe Elbasani–Dinamo

Vllaznia dhe Egnatia përballen këtë të shtunë në stadiumin “Air Albania” në një nga sfidat më të forta të fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, një duel që pritet të ketë peshë të madhe në garën për titullin kampion dhe të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e sezonit.
Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me objektiva të qarta dhe me synimin për të marrë një rezultat vendimtar në këtë fazë ku çdo detaj mund të jetë përcaktues në rrugën drejt titullit. Përballja pritet të sjellë intensitet të lartë, rivalitet dhe një atmosferë të fortë sportive në kryeqytet, me interes të madh nga tifozët.
Fitorja në këtë sfidë mund të rezultojë një hap shumë i rëndësishëm drejt objektivit final.
Të dielën në “Air Albania” luhet edhe ndeshja tjetër e fazës “Final 4”, ku Elbasani përballet me Dinamo City në një tjetër takim vendimtar për ecurinë e garës.
Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.
Final 4, ndeshjet e dyta
Vllaznia-Egnatia, 23.05.2026 19:00
Elbasani-Dinamo, 24.05.2026 19:00
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




