Abissnet Superiore në RTSH/ Bordin bën bilancin përpara ndeshjes me Elbasanin: Që kur erdha unë shikoj përmirësim!

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Tirana përgatitet për takimin e fundit të fazës së parë të Abissnet Superiore ku pret në “Air Albania” ekipin e Af Elbasanit në një duel, i cili do të jetë i ndezur me vendasit që kërkojnë fitoren e dytë në kampionat për t’iu larguar vendeve të fundit.

Në vigjilje të këtij dueli përpara gazetarëve tekniku bardheblu tentoi që të bënte një bilanc të pjesshëm të ecurisë së ekipit që mori në javën e tretë.

“Ka një rritje përsa i përket pjesës fizike që është e rëndësishme, që kur kam ardhur kam ndërhyrë edhe në pjesën taktike se i kam parë vetëm nga videot dhe nuk i njihja lojtarët. Flas vetëm për pjesën kur kam ardhur unë mendoj se jemi përmirësuar shumë, por është një moment që asgjë nuk vlen përveç pikëve”, tha Roberto Bordin.

Në fjalën e tij tekniku italian vlerëson maksimalisht rivalin e radhës pasi sipas tij është një ekip me kualitet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme