Abissnet Superiore në RTSH/ Bylis dominon formacionin më të mirë të javës së 10-të

Abissnet Superiore | 12 muaj më parë

Pas përfundimit të javës së 10-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë.

Shkëlzen Ruçi i Vorës është zgjedhur portieri i javës. Ndërsa në mbrojtje janë përzgjedhur, Fabjan Përndrenca i Bylisit, Bruno Dita i Dinamo City dhe Bruno Lulaj i AF Elbasanit.

Mesfusha përbëhet nga Xhonatan Lajthia i AF Elbasanit, Kodji Mouctar i Bylisit, Albano Aleksi i Egnatias dhe Ergis Arifi i Teutës.

Në repartin ofensiv, Tiago Nani i Dinamo City-t dhe Sherif Kallaku i Vllaznisë mbështesin në majë të sulmit Bekim Balajn.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur Mirel Josa i Bylisit. Ballshiotët morën fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfuan 2-0 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme