Abissnet Superiore në RTSH: Dinamo fiton derbin ndaj Partizanit

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Dinamo konfirmon momentin e mirë që po kalon dhe merr një trepikësh të çmuar në “Elbasan Arena” përballë rivalëve të Partizanit. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Një autogol i Atanaskoskit zhbllokon sfidën, ndërsa Neziri shënon golin që vulosi fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0, ndonëse Partizanit i është anuluar një gol, për një faull në nisje të aksionit.

Pjesa e dytë nis me gol. I pafat Atanaskoski, që shënon në portën e tij. “Të kuqtë” nuk arrijnë të reagojnë dhe është Neziri, ai që shënon një gol të bukur, që vulos fatin e derbit.

Dinamo fiton 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 17 pikëve në klasifikim. Ndalet Partizani, që pëson humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Kërnaja. “Të kuqtë” mbeten në zonën e ftohtë me 8 pikë pas 9 javëve kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme