Abissnet Superiore në RTSH/ Dinamo përmbys Elbasanin dhe i afrohet zonës “Final 4”

Dinamo ka mposhtur me përmbysje 4-1 Elbasanin në “Arenën Kombëtare” dhe pas këtij suksesi ka zvogëluar në vetëm 1 pikë diferencën me Partizanin në tabelën e klasifikimit. Zona “Final 4” është vetëm 1 pikë larg, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt.
Ndeshja e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. miqtë nisin shumë mirë takimin dhe kalojnë në avantazh me Lajthinë. Dinamo mundohet të reagojë, por goli i barazimit vjen në fundin e pjesës së parë me Bregun, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë nis shumë mirë për blutë, që gjejnë golin e avantazhit me Malomon. Vila shënon golin e tretë, ndërsa në fundit e takimit Bregu realizon golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij.
Mbyllet 4-1 sfida në “Arenën Kombëtare”. Dinamo ngjitet në kuotën e 43 pikë në renditje, vetëm 1 pikë larg Partizanit të vendit të katërt. Me këtë humbje Elbasani zbret në vendin e tretë në renditje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




