Abissnet Superiore në RTSH/ Festa e Vllaznisë shtyn orarin e ndeshjes me Elbasanin

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Shtyhet pak orë fillimin i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 24-t të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia–Elbasani, e parashikuar të luhet të dielën, më 15 shkurt, në orën 16:30, do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 19:30.

Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme