Abissnet Superiore në RTSH/ Java 6 nis të shtunën, mbyllet të dielën me derbin Partizani-Tirana

Abissnet Superiore | 36 minuta më parë

Java e 6-të e kampionatit të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, nis të shtunën me dy sfida. Me rikthimin e kampionatit zbresin në fushë të parët Elbasani dhe Teuta, që presin në shtëpi respektivisht Vorën dhe Skënderbeun. Të dyja këto ndeshje luhen në orën 18:30.

Tri ndeshjet e tjera do të zhvillohen ditën e diel, më 11 tetor. Fillimisht luajnë kampionët në fuqi të Egnatias, në transfertën e Laçit, në orën 13:30.

Disa orë më vonë (18:30) startojnë dy ndeshje shumë të rëndësishme të kësaj jave, Vllaznia-Dinamo dhe Partizani-Tirana. Në Shkodër debuton trajneri i ri i Vllaznisë, Csaba Laszlo, ndërsa derbi i parë sezonal mes Partizanit dhe Tiranës shihet si mundësia e kthesës për dy skuadrat kryeqytetase, që qëndrojnë në katet e poshtme të renditjes, larg kreut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme