Elbasani përforcohet me një mbrojtës të majtë para rifillimit të kampionatit

Abissnet Superiore | 39 minuta më parë

Elbasani vazhdon të afrojë lojtarë, edhe pse kanë kaluar 5 javë nga kampionati i Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH. Në urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç është vënë tashmë edhe një mbrojtës i majtë.

Klubi verdheblu ka zyrtarizuar së fundi afrimin e Joseph Ikechukwu. Bëhet fjalë për një lojtar të ri në moshë, 20 vjeç, që vjen nga ekipi serb i Spartak Suboticës. Ai do të jetë një alternativë më shumë për stafin teknik të Elbasanit në vazhdim të kampionatit. Elbasanasit ishin në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pas largimit të Mustës.

Në shtator te kjo skuadër u afrua edhe Filip Antovski, një tjetër mbrojtës i ri në moshë, që ka luajtur në Kroaci dhe ka qenë kapiten i Maqedonisë së Veriut U-21.

Elbasani e rifillon kampionatin me ndeshjen me Vorën. Aktualisht mban vendin e 5-të me 6 piëk të grumbulluara në 5 ndeshjet e para.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme