Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 11-të nis të premten në Vlorë me Bylis-Flamurtari

Abissnet Superiore | 12 muaj më parë

Java e 11-të e “Abissnet Superiore” nis të premten, më 7 nëntor, me duelin e parë të javës, Bylis–Flamurtari, i cili do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, pas dakordësisë së arritur mes klubeve në fazën e parë të kampionatit. Ndeshja do të startojë në orën 17:00.

Të shtunën janë të programuara dy takime të tjera. Tirana–Vora do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa pasdite, në orën 17:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet dueli Vllaznia–Dinamo City.

Një tjetër përballje shumë e fortë mes ekipeve kryesuese në renditje do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”, ku AF Elbasani do të sfidojë kampionët në fuqi të Egnatias, në orën 17:00. Në të njëjtën orë, në “Niko Dovana”, do të zhvillohet ndeshja Teuta–Partizani.

Java 11 

Bylis – Flamurtari       07.11.2025 17:00

Tirana – FK Vora          08.11.2025 14:00

Vllaznia – Dinamo City     08.11.2025 17:00

Teuta – Partizani          09.11.2025 17:00

AF Elbasani – Egnatia      09.11.2025 17:00


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme