Abissnet Superiore në RTSH, java e 13-të luhet më 28 dhe 29 nëntor

Java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Më 28 nëntor në ora 18:00 do të zhvillohen dy nga ndeshjet e kësaj jave. AF Elbasani pret Partizanin në shtëpi, ndërsa në Shkodër do të luhet sfida Vllaznia – Teuta.
Sakaq, të shtunën do të luhen tre përballjet e tjera të javës së 13-të. Dinamo City do të luajë në transfertën e Ballshit kundër Bylisit në ora 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.
Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja është programuar të luhet në ora 16:30.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




