Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 26-të fillon në Shkodër dhe mbyllet në Durrës

Java e 26-të e kampionatit Abissnet Superiore luhet të premten dhe të shtunën. Nis më 27 shkurt, në orën 19:00, me klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia–Tirana, në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy skuadra me histori në futbollin shqiptar përballen mes tyre, ku objektivi i vetëm është rikthimi te fitorja.
Të shtunën, më 28 shkurt, luhen katër takimet e tjera. Në orën 13:30, Vora pret në shtëpi Dinamo City-n, me të dy ekipet që synojnë rikthimin te rezultati pozitiv.
Në orën 16:30 zhvillohen dy ndeshje njëkohësisht. Partizani përballet me Egnatian në “Arena e Demave”, në një duel të fortë dhe spektakolar. Po në të njëjtën orë, AF Elbasani luan ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, me të dy ekipet që vijnë pas rezultateve pozitive në javën e kaluar.
Java mbyllet në orën 19:30 me ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtarit në stadiumin “Niko Dovana”, një tjetër përballje e rëndësishme për ecurinë e sezonit. Durrsakët synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, ndërsa vlonjatët, që ndodhen në fundin e tabelës, kërkojnë rikthimin te fitorja.
Abissnet Superiore, java 26
Vllaznia–Tirana, 27.02.2026 19:00
Vora–Dinamo City, 28.02.2026 13:30
Partizani–Egnatia, 28.02.2026 16:30
AF Elbasani–Bylis, 28.02.2026 16:30
Teuta–Flamurtari, 28.02.2026 19:30
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




