Abissnet Superiore në RTSH: Mbyllet faza e parë, kryeson Vllaznia

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Partizani ishin dy duelet e fundit të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”.

Në stadiumin “Air Albania”, verdheblutë e Elbasanit arritën një fitore të rëndësishme, pasi mundën bardheblutë e Tiranës me rezultatin e thellë 4-1.

Në sfidën tjetër, Dinamo City mposhti Partizanin 2-0 në “Elbasan Arena”.

Po sot, Flamurtari arriti fitoren e parë në kampionat, pasi mundi në shtëpi kryesuesit e Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0.

Egnatia mundi në shtëpi Teutën 1-0, duke i shkaktuar durrsakëve humbjen e parë në kampionat.

Bylis u rikthye te fitorja, pasi fitoi 2-1 ndaj Vorës në “Adush Muça”.

Me përfundimin e javës së 9-të, mbyllet edhe faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia kryeson kampionatin me 19 pikë, Egnatia ndodhet në vendin e dytë me 18, ndërsa Dinamo City dhe AF Elbasani mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 17 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme