Abissnet Superiore në RTSH: Nuk ka fitues në “Niko Dovana”

Abissnet Superiore | 11 muaj më parë

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida Teuta-Tirana, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit Abissnet Superiore. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë: Tirana ka kaluar në avantazh me Ndong, por durrsakët kanë barazuar shifrat me Beshirajn, që realizon nga pika e bardhë e penalltisë.

Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. Tirana gjen shumë shpejt golin me një kundërsulm që finalizohet nga Ndong. Bardheblutë shënojnë sërish, por goli i Falaje anulohet për pozicion jashtë loje.

Teuta dominon fushën dhe fiton një 11-metërsh, që kthehet në gol nga Beshiraj. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Tirana proteston dhe nuk del në fushë në pjesën e dytë. Pas 10 minutash rifillon takimi. Teuta është më kërkuese në 45 minutat e dyta, por nuk arrin që të gjejë golin e avantazhit. Mbyllet në barazim 1-1 sfida në “Niko Dovana”, me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë.

Teuta ngjitet në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Tirana shkon 8 pikë, por vazhdon që të qëndrojë në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme