“Abissnet Superiore” në RTSH/ Partizani dhe Vllaznia dominojnë formacionin e javës së 11-të

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Teuta – Partizani dhe AF Elbasani – Egnatia.
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 3-4-3.
Pohls i Vllaznisë është zgjedhur portieri i javës. Në mbrojtje rreshtohen tre lojtarët David Atanaskoski (Partizani), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Bruno Lulaj (Elbasani).
Mesfusha përbëhet nga katërshja Paulo Buxhelaj (Partizani), Bruno Telushi (Flamurtari), Valentino Murataj (Flamurtari) dhe Patrik Bardhi (Vora).
Në repartin ofensiv spikatën këtë javë tre futbollistët: Adeloye (Vora), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Tsague (Elbasani).
Trajneri i javës është përzgjedhur Oltion Kërrnaja i Partizanit, pas fitores 2-3 me përmbysje ndaj Teutës në “Niko Dovana” pasditen e së dielës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




