Abissnet Superiore në RTSH: Përballje interesante që në javën e parë, ja kur luhet derbi i kryeqytetit

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Eshtë hedhur sot shorti i edicionit të 87-të të Kampionatit “Abissnet Superiore”. Goglat kanë dhuruar përballje interesante që në javën e parë të kampionatit. Partizani do të përballet me debutuesit e Vorës, ndërsa Teuta do të presë në shtëpi Dinamon. Vllaznia-Egnatia është një sfidë që premton shumë, Elbasani do të ndeshet me Flamurtarin, ndërsa Tirana do të luajë në transfertë përballë Bylisit ndeshjen hapëse të kampionatit.

Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana sipas kalendarit është programuar të luhet në javën e 6-të, ndërsafFaza e parë e kampionatit mbyllet me derbin Partizani-Dinamo City.

Edicioni i ri futbollistik do të nisë në 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026. Të gjitha ndeshjet e kampionatit Abissnet Superiore mund ti ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme