Abissnet Superiore në RTSH/ Shtohen telashet për Tiranën para sfidës me Egnatian

Me vetëm 7 pikë në tabelën e renditjes pas 12 javësh, Tirana pret të shtunën Egnatian. Ndeshja luhet në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kryeqytetasit synojnë të lënë pas krizën, por telashet janë shtuar për ta para kësaj sfide.
Trajneri Ardian Nuhiu do të ketë mungesa të rëndësishme. Lojtarë si Soler dhe Dembele kanë probleme fizike, ndërsa Tsone Patsatsia, një nga afrimet e verës, duket se ka një përplasje me klubin dhe ka refuzuar të stërvitet ditët e fundit.

Një situatë që e bën edhe më të vështirë punën për stafin teknik të Tiranës, aq më tepër ndaj një kundërshtari që ka trefishin e pikëve në klasifikim. Në ndeshjet e deritanishme bardheblutë kanë vërtetuar se nuk kanë kualitet në grupin e lojtarëve, ndërkohë atmosfera e krijuar së fundi e rëndon edhe më tej situatën.
Barazimi në Vlorë ndaj Flamurtarit, pas disa humbjeve radhazi, u konsiderua si një pikë kthese për Tiranën. Sfida me Egnatian do të thotë shumë për këtë skuadër, që nuk duhet të humbasë kontaktin me rivalët e fundit të tabelës. Zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese për klubin më të titulluar në vend.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




