“Abissnet Superiore” në RTSH, të premten nis sezoni i 87-të i kampionatit

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Të premten nis edicioni i 87-të i kampionatit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”.

Sezoni i ri hapet me përballjen mes dy skuadrave finaliste të “Final Four”-it të vitit të kaluar, duke sjellë menjëherë emocion dhe rivalitet.

Ky sezon shënon rikthimin e Flamurtarit pas 5 vitesh mungesë. Vlonjatët janë përgatitur me afrime të rëndësishme në merkato dhe investime në stadium, për të qenë gati për një rikthim të fortë në elitë.

Një tjetër risi është debutimi historik i Vorës në Superiore. Pas një sezoni mbresëlënës në Kategorinë e Parë, ku dominoi kampionatin, skuadra kryeqytetase do të provojë veten përballë më të mirëve.

Kampionati i ri pritet të sjellë edhe një garë të fortë për titullin. Kampionët në fuqi të Egnatias, ashtu si edhe rivalët e tjerë, janë përforcuar në merkato për të qenë gati për të arritur objektivat sezonalë.

Ndërkohë, Dinamo City vijon rrugëtimin europian dhe është shumë pranë një momenti historik për klubin dhe për futbollin shqiptar.

Rivalitet i madh, emocione të forta dhe duele të zjarrta do të shoqërojnë çdo javë të edicionit të ri të “Abissnet Superiore”. Një kampionat që premton të jetë më i fortë se kurrë më parë.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme