Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana afron një tjetër parametër zero në mbrojte, zyrtarizimi brenda 24 orëve

Me sesionin e merkatos të mbyllur prej ditësh tashmë Tirana mund të përforcohet vetëm me lojtarë, të cilët nuk kanë mundur që të sigurojnë një kontratë.
I tillë është edhe Ziad Ouled-Haj-M’hand, i cili pritet që të zyrtarizohet brenda 24 orëve nga Tirana.
Lojtari në fjalë është qendërmbrojtës dhe vjen në Tiranë pas aventurës në Slloveni te ND Gorica. 22-vjeçari, i cili ka lindur në Amsterdam, ka edhe nënshtetësi marokene.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




