Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana anullon stërvitjen, Nuhiu do të jetë trajneri i tretë për këtë sezon

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Edhe pse sapo është mbyllur faza e parë e kampionatit, Tirana ndryshon përsëri në stol ku pritet edhe zyrtarizimi i pasuesit të Bordin. Në 24 orët e fundit klubi bardheblu ka intensifikuar bisedimet me Ardian Nuhiu, i cili pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim si trajneri i ri i Tiranës.

Për 46-vjeçarin, pas fundit të aventurës 1.5-vjeçare me Gjilanin, do të jetë Tirana sfida e radhës. Paraditen e sotme klubi i Tiranës ka anulluar stërvitjen duke e spostuar pasdite, ku edhe pritet që Nuhiu të nisi punën me grupin e plotë.

Detyra e re e ish-futbollistit nga Shkupi do të jetë mjaft e vështirë pasi gjen një skuadër në vendin e parafundit në renditje ku në 9 javë ka mundur që të grumbullojë vetëm 6 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme