Abissnet Superiore në RTSH/ Vllaznia e pandalshme, Kallaku e nderon edhe ndaj Vorës

Vllaznia e 2026-ës është e pandalshme. Skuadra shkodrane vazhdon serinë e fitoreve edhe në ndeshjen e javës së 23-të kundër Vorës, duke kryesuar bindshëm kampionatin.
Ndeshja e transmetuar në RTSH u vendos nga një gol i Sherif Kallakut në fundin e pjesës së parë. Mesfushori gjuajti saktë dhe tundi rrjetën e Harizajt, duke i dhënë 3 pikë të çmuara skuadrës shkodrane. Vllaznia ngjitet në kuotën e 45 pikëve me fitoren e sotme në stadiumin e Vorës.

Mesfushori Sherif Kallaku vazhdon të jetë protagonist me fanellën kuqeblu, duke shënuar gola mjaft të bukur dhe mbi të gjitha të rëndësishëm në rezultatet e skuadrës.
Vora në anën tjetër pëson një humbje, që ia kompromenton pozitat dhe ia bën më të vështirë pjesën e mbetur të sezonit sa i takon objektivit të qëndrimit në elitë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




