Abissnet Superiore në RTSH: Vllaznia kthehet te fitorja, Balaj ndëshkon Dinamon

Abissnet Superiore | 12 muaj më parë

Vllaznia rikthehet te fitorja, që mungonte prej dy javësh në kampionat (humbje në Vlorë dhe barazim në Rrogozhinë). Kuqeblutë kanë mposhtur 1-0 Dinamon në “Loro Boriçi”, falë golit të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj në pjesën e parë.

Ka qenë e bukur dhe me emocione sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Shkodranët kalojnë në avantazh me të zakonshmin Balaj pas 14 minutash lojë. Miqtë pretendojnë për një pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, goli akordohet.

Dinamo mundohet të reagojë, madje “blutë” shënojnë me Berishën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë dinamovitët kanë disa mundësi të mira për të shënuar golin e barazimit, por pa arritur që të dërgojnë topin në rrjetë.

Mbyllet 1-0 për Vllazninë kryesfida e javës së 11-të në kampionatin Abissnet Superiore. Vllaznia kryeson e vetme kampionatin me 23 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e katërt në kuotën e 18 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme