Abissnet Superiore në RTSH: Vllaznia nis sezonin me fitore, Egnatia dorëzohet në Shkodër

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Edicioni i 87-të i kampionatit Abissnet Superiore startoi me një supersfidë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Finalja e sezonit të kaluar, përballja Vllaznia-Egnatia, ishte ndeshja hapëse e sezonit të ri futbollistik në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja në “Loro Boriçi” ka dhuruar emocione të mëdha, me shkodranët që mposhtin rivalët nga Rrogozhina me rezultatin 2-0 dhe nisin me fitore sezonin e ri. I ka të gjitha sfida në Shkodër. Gola, kartonë të kuq dhe penallti, me shkodranët që “marrin hak” për finalen e humbur disa muaj më parë.

Vllaznia zhbllokon shumë shpejt ndeshjen me Gurishtën, që shënon golin e parë të sezonit në Abissnet Superiore. Pak minuta më vonë, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ndëshkohet me karton të kuq për protesta.

Murataj pengohet në zonë dhe pas verifikimit në VAR gjyqtari Maletaj akordon 11-metërsh. Bekim Balaj nuk tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke goditur jashtë. Mbetet në fuqi rezultati 1-0 për Vllazninë. Egnatia nuk arrin të reagojë dhe pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të shkodranëve.

Egnatia mbetet me 10 lojtarë. Wotlai ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha me karton të kuq.

Në minutat e mbetura Vllaznia menaxhon avantazhin dhe arrin të marrë një fitore të çmuar 2-0 përballë një rivali direkt. Shkodranët debutojnë me fitore, ndërsa kampionët e Egnatias dalin duarbosh nga “Loro Boriçi”, duke nisur kampionatin me humbje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme