Abissnet Superiore në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 18-të, trajner Ilir Daja

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Për herë të fundit për këtë vit, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave në FSHF kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës. Për javën e 18-të ata kanë zgjedhur rreshtimin 3-4-3, me trajner Ilir Dajën.

Dinamo City fitoi derbin me Partizanin 1-3, ku të besuarit e Dajës interpretuan një 90-minutësh mjaft të mirë. Përveç trajnerit, blutë përfaqësohen në formacion më të mirë me dy lojtarë, mesfushorin Klevi Qefalija dhe sulmuesin Dejvi Bregu, autor i një goli të mrekullueshëm.

Më shumë lojtarë në 11-shen më të mirë ka Egnatia, portierin Dajsinani, mbrojtësin Jaime dhe sulmuesin Selmani. Rrogozhinasit fituan 0-1 në fushën e Teutës. Nga dy lojtarë kanë Vllaznia (Balaj e Jago) dhe Vora (Vrapi e Kasalla), kurse Tirana dhe Elbasani përfaqësohen me nga një lojtar, përkatësisht Tabekou dhe Azemoviç.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme