“Abissnet Superiore” U-16, Partizani kampion i Shqipërisë

Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë për grupmoshën U-16, duke mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm.
Të kuqtë zhvilluan 26 ndeshje, duke fituar 23 dhe barazuar 3, pa pësuar asnjë humbje gjatë gjithë sezonit. Edhe në sfidën e fundit ndaj Vllaznisë U-16, e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani barazoi 1-1.
Kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me golin e Lulajt, ndërsa të kuqtë barazuan me Himallarin në pjesën e dytë, duke e mbyllur takimin në barazim.
Pas përfundimit të ndeshjes, u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit nga FSHF. Trofeu dhe medaljet iu dorëzuan futbollistëve të Partizanit U-16 nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe legjenda e klubit të kuq, Ledio Pano.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




