Absurde në Gjermani: Dortmundi shënon me penallti, por… arbitri

Ajo që ndodhi gjatë javës së 29-të të Bundesligës, në ndeshjen mes Borussia M’gladbach dhe Borussia Dortmund, ishte e pabesueshme, me një penallti të ekzekutuar, të shënuar por më pas të anulluar gjatë festës.
Në pjesën e dytë, me rezultatin 2-1, arbitri akordoi penallti për Borussia Dortmund për një faull të portierit Omlin ndaj Adeyemi. Sabitzer, shënuesi i dy golave të parë, u shfaq nga njëmbëdhjetë metra dhe e shndërroi penalltinë në gol për të kompletuar “tripletën” e tij personal dhe 3-1 për skuadrën e tij.
Gjatë festës, megjithatë, drejuesi i ndeshjes, Florian Badstübner, ndaloi gjithçka dhe u kërkoi lojtarëve të prisnin. Penalltia në fakt u realizua pa miratimin e arbitrit dhe në mes të një rishikimi në VAR. Gjyqtari i ndeshjes në fakt u thirr përsëri në monitor, duke e kthyer vendimin e tij: pa penallti dhe rrjedhimisht pa gol të tretë për Sabitzer. Një episod që krijoi konfuzion tek tifozët, por që nuk ndikoi në fitoren e Borussia Dortmundit.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Bayern mundi Këlnin 2-0 (shënuan Guerreiro dhe Muller) por triumfi i Leverkusen tani duket i pashmangshëm (mjafton një fitore nesër). Mainz, “poker” ndaj Hoffenheim, ndërsa Leipzig mbetet në garë për vendin e katërt duke mundur Wolfsburg 3-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




