Abu Mazen kundër vendimit të SHBA-së për vizat: “Është i paligjshëm”

Botë | 1 vit më parë

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe Autoritetit Palestinez (AP).

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Abu Mazen e cilësoi këtë masë si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare” dhe i kërkoi Shtëpisë së Bardhë që “të rishqyrtojë vendimin e saj”.

Kjo deklaratë shënon një thellim të përplasjes mes Uashingtonit dhe udhëheqjes palestineze, sidomos para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet që shumë vende të njohin zyrtarisht shtetin palestinez.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme