Administratori i Trump ndalon G7-n të dënojë Rusinë mbi sulmet me raketa ndaj Ukrainës

Botë | 2 vite më parë

Administratori i Trump ndalon G7-n të dënojë Rusinë mbi sulmet me raketa ndaj Ukrainës
Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët e saj të G7-s se nuk do të mbështesin deklaratën e përbashkët që dënon sulmet me raketa të Rusisë në qytetin ukrainas të Sumy, që vrau 35 persona 2 ditë më parë.

Sipas Bloomberg, që i referohet burimeve të njohura me korrespodencën diplomatike raportohet se administratori i Presidentit amerikan Donald Trump u tha partnerëve të saj G7 se nuk mund të nënshkruante deklaratën që dënonte sulmin sepse ishte “duke punuar mbi negociatat për arritjen e paqes”

Kanadaja, e cila aktualisht mban presidencën e G7-s, informoi vendet anëtare se pa mbështetjen e SHBA, nuk mund të lëshohej një deklaratë e përbashkët, transmeton Bloomberg.

Deklarata e propozuar do ta përshkruante sulmin si provë të mëtejshme se Rusia është e vendosur të zgjasë luftën.

Me gjithë deklaratën e bllokuar të G7-s, afro 50 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur mbështetje për Ukrainën.

Sulmi i Rusisë ndaj Sumys erdhi vetëm dy ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin u takua për gati pesë orë me të dërguarin special të Donald Trump Steve Witkoff në Shën Petersburg për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Më 14 Prill, Trump, duke komentuar propozimin e Ukrainës për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Patriotëve të krijuar nga SH.B.A. për të mbrojtur qiellin e saj, tha se ishte Zelensky ai që kishte nxitur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme