Afrimi i stinës së nxehtë, shërbimi zjarrfikës në Vlorë nis përgatitjet për sezonin veror

Aktualitet | 2 vite më parë

Një automjet i ri, i është bashkuar flotës së zjarrfikëseve në Vlorë duke e çuar në 8 numrin e automjeteve të ndërhyrjes.

Nga ana tjetër është menduar edhe për rritjen e kapaciteteve, me një shtim të stafit edhe pse ende ka nevojë për rishikim të numrit të burimeve njerëzore.

Për shefin e sektorit të ndërhyrjeve, Luan Kapaj, ndërmarrja ka nisur me trajnimin e efektivëve për shërbimet e ndërhyrjeve në natyrë dhe ambiente të mbyllura.

“Jemi pajisur me të gjitha pajisjet e domosdoshme për të ndërhyrë si në banesa apo kate të sipërme. Por më e rëndësishme është ndërhyrja në rast aksidenti”, tha Kapaj.

Rastet më të shpeshta që kërkojnë ndërhyrjen e Zjarrfikëses gjatë kësaj periudhe kanë qenë ato në familje, kryesisht si rezultat i shpërthimit të bombulave të gazit. Por ka patur gjithashtu raste me dëme në toka kullotore ose bujqësore.

“Në këtë periudhë, shërbimi zjarrfikës, përgatitet për të përballuar stinë të nxehtë të verës. Stafi përgatitet duke bërë stërvitjet e duhura, duke u njohur me mjetet e reja dhe bëhen riparimet e mjeteve për të përballuar situatat”, tha ai.

Problem për Kapajn, mbetet reagimi qytetar, parkimi i automjeteve në vende të ndaluara, mos hapja e rrugës, apo lagjet e vjetra me rrugica të ngushta që krijojnë vështirësi për shërbimin zjarrfikës.

Zjarrfikësve të Vlorës së shpejti pritet tu shtohen pajisje dhe mjete më bashkëkohore, për ndërhyrjet që lindin si nevojë gjatë sezonit të verës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme