“Ai lojtar është pika e tyre e dobët”, mesazhi nga Anglia që

Franca vuajti por në fund arriti të kapërcejë Anglinë, të bukur dhe sërish të paplotë, në ndeshjen çerekfinale që hapi dyert e gjysmëfinales së Botërorit të Katarit për ‘Blues’, ku tashmë do të përballen me Marokun befasues. Një paraqitje ‘skuadre’ që i lejoi të besuarit e Deschamps të fitonin 2-1, padyshim i motivuar nga rëndësia e takimit por edhe nga ajo që ndodhi në prag të ndeshjes.
Në të vërtetë, sipas asaj që zbulon ‘RMC Sport’, francezët janë ‘akuzuar’ në mënyrë të pavullnetshme nga shtypi anglez, i cili e kishte identifikuar Llorisin si “pikën e dobët” të kombëtares kampione të botës. Mbappé dhe shokët e tij janë mbledhur në mënyrë ideale rreth kapitenit të tyre, i cili më pas u tregua vendimtar në fushë me disa pritje, veçanërisht një ndaj Bellingham në fillim të pjesës së dytë.
E kush e di, mbase ishte Lloris, rekordmeni i paraqitjeve për Francën (143 deri tani), i cili disi ‘hipnotizoi’ Kane, që pasi realizoi një penallti, dështoi në duelin e dytë nga pika e bardhë me shokun e tij të Tottenhamit. Një gabim vendimtar, i festuar në fushë nga Mbappé, i cili së bashku me Lloris dhe lojtarët e tjerë të ‘Bleus’ tani mund të vazhdojnë të ndjekin një kampionat botëror.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



