Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ka nisur këtë të hënë (9 mars), seanca e parë e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Në proces janë të përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa persona të tjerë të lidhur me dosjen.

Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Sipas mbrojtjes së tij, kryebashkiaku nuk është njohur ende me aktet e dosjes. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga avokatja e tij, Valentina Teodoresku.

Në seancë nuk u paraqit as Ajola Xoxa. Avokati i saj bëri me dije se mungesa lidhet me arsye shëndetësore.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm avokati i saj, Maks Haxhia, i cili deklaroi para trupës gjykuese se klientja e tij nuk mund të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore.

Sipas Haxhias, Xoxa është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar të paraqitet në gjykatë.

“Klientja është në pamundësi shëndetësore. Është shtatzënë dhe mjeku ia ka ndaluar të vijë në seancë. I kam kërkuar që të sjellë edhe aktin e mjekut,” u shpreh avokati.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme