AKEP dhe AEK forcojnë bashkëpunimin rajonal në komunikimet elektronike, fokus te 5G dhe fibra optike

Aktualitet | 6 muaj më parë

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e komunikimeve elektronike, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) mirëpriti sot në Tiranë delegacionin e Agjencisë për Komunikime Elektronike të Maqedonisë së Veriut (AEK), të kryesuar nga Drejtori i Agjencisë, Jeton Akiku, si dhe nga Kryetari i Komisionit, Prof. Dr. Orce Simov.

Delegacioni u prit nga Kryetari i AKEP, Gentian Sala, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe drejtues të strukturave kryesore të institucionit.

Gjatë takimit dypalësh, palët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në sektorin e komunikimeve elektronike dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në një treg gjithnjë e më të integruar.

Diskutimet u përqendruan në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe zhvillimin e infrastrukturave moderne, përfshirë rrjetet me fibër optike dhe teknologjinë 5G.

Gjithashtu, u diskutua edhe për sfidat e përbashkëta në rregullimin e tregut dhe rëndësinë e koordinimit të politikave rregullatore.

Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për shkëmbimin e praktikave më të mira në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të komunikimeve elektronike në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme